Çiklisti më me fat në botë (Video)

Videoja e mahnitshme, që është kapur dje në një kryqëzim në Moskë, Rusi, tregon një person i cili i shpëton vdekjes për një centimetër. 

Bota

20/09/2014 20:14

Nëse ky djalë nuk është çiklisti më me fat në botë, atëherë ne nuk e dimë kush mund të jetë tjetër. 

Në pamjet kapura nga një kamerë e vendosur lart mbi një kryqëzim në një lagje të Moskës, një çiklist mund të shihet se si me qetësi bënë rrugën e tij nëpër një kalim zebër në një rrugë relativisht të qetë, transmeton lajmi.net.

Një veturë me shpejtësi del në rrugën ku po afrohej një kamion. Vetura dhe kamioni ndeshen ngjitur me çiklistin, por ky shpëton mrekullisht pa u lënduar fare.

Gjithashtu, mësohet se në aksident nuk kanë pësuar as dy drejtuesit e automjeteve. (lajmi.net)