Çiklisti më i pafat (Video)

Në uebsajtin “LiveLeak” është publikuar një video e një incidenti, ku një çiklist goditet nga një mjet i madh i metaltë i cili bie nga një kamion në lëvizje.

Bota

24/05/2015 20:53

Edhe pse nga kamioni i ngarkuar me pajisje bie vetëm një objekt, ai e godet çiklistin e pafat i cili ishte në lëvizje, njëjtë sikurse edhe kamioni, transmeton lajmi.net.

Faqja përveç publikimit të videos nuk ka ofruar detaje për vendin dhe fatin e çiklistit. (lajmi.net)