Cikalleshi transferohet te Sampdoria?

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Sokol Cikalleshi është lojtar i ri i skuadrës nga Serie A, Sampdorias.

Sport

08/12/2014 22:20

Ashtu siç mësojnë burimet e Asport.info, Cikalleshi ka nënshkruar kontratë me skuadrën nga Serie A, Sampdorian.

Lojtari kavajas ka bërë paraqitje të shkëlqyer me skuadrën e tij, RNK Split, duke rënë kështu në syrin e Sampdorias.

Ky transferim është një ngritje e madhe në karrierë për Cikalleshin, i cili gjithashtu ka treguar performanca të mira edhe me Kombëtaren e Shqipërisë.

Për më shumë, Sampdoria është duke kaluar në një formë të mirë në Serie A këtë sezon, duke u renditur në vendin e gjashtë të tabelës.