Cikalleshi: Shqipëri – Izrael, ky futbollist do të shënojë gol (FOTO)

Sokol Cikalleshi beson se Bekim Balaj do t'i shënojë Izraelit.

Sport

12/11/2016 12:27

Sokol Cikalleshi nuk është ftuar në Kombëtare për ndeshjen me Izraelin, dhe kjo për shkak se nuk po aktivizohet te Bashakshehiri që kryeson kampionatin turk.

Shkak është bërë konkurrenca e madhe, por sulmuesi pret që shumë shpejt të rikthehet edhe më i fortë. Këtë herë ai ka dhënë një intervistë për “Panorama Sport”, ku tregon se skuadra turke nuk e lejon të largohet, por edhe vetë ai nuk do të ikë.

Gjithashtu ai zbulon se çmimi i vendosur nga klubi është diku te 2-3 milionë euro.

“Kartoni im vlerësohet 2-3 milionë euro. E them këtë nisur nga fakti që nuk po luaj, pasi nëse do luaja do të ishte më i lartë. Të mos harrojmë se Bashakshehiri më ka blerë për 2 milion euro dhe nuk besoj të më shesin për më pak”.

Cikalleshi komenotn dhe ndeshjen me Izralin, të cilën e vlerëson shumë të rëndësishme.

“Uroj që Balaj të shënojë dhe të udhëheqë ekipin drejt fitores. Kjo ndeshje është sa e vështirë, aq edhe e rëndësishme, ndaj pritet shumë nga sulmi. Uroj dhe besoj se Balaj do të udhëheqë ekipin”.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.