Cikalleshi kalon testet mjekësore në klubin e ri (FOTO)

Sulmuesi shqiptar pritet të firmosë një kontratë 3-vjeçare me ekipin e Superligës së Turqisë që do të marrë pjesë në turin e tretë kualifikues të Europa Legaue.

Sport

16/06/2015 16:04

Sokol Cikalleshi ka kaluar kontrollet mjekësore te Istanbul Basaksehir.

Sulmuesi shqiptar pritet të firmosë një kontratë 3-vjeçare me ekipin e Superligës së Turqisë që do të marrë pjesë në turin e tretë kualifikues të Europa Legaue.

Për ta marrë nga RNK Split-i janë paguar gati 2 milionë euro.

Skuadra kroate para 1 viti e ka paguar vetëm 100 mijë euro kur e transferoi nga Kukësi.

Sezonin e kaluar Sokol Cikalleshi ka shënur 13 gola me fanelën e RNK Split-i.