Cikalleshi godet De Biasin pas humbjes nga Luksemburgu

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Sokol Çikalleshi, mendon se humbja në miqësoren e sotme përballë Luksemburgut erdhi si pasojë e skemave të ndryshme që trajneri De Biazi provoi gjatë lojës.

Sport

04/06/2017 22:12

Në deklaratën e dhënë pas ndeshjes për “Supersport”, ai tha:

Humbja me Luksemburgun

“Në miqësore trajneri shikon të gjithë ospionet e skemave, por në momentin që luan me skemën më të mirë ndeshja shkon ndryshe.”

Mërzia pas humbjes

“Normalisht që jemi të mërzitur sepse futemi në çdo ndeshje për fitore. Tani duhet të shohim Izraelin sepse ajo është ndeshja më e rëndësishme dhe na duhen tre pikët.”

Luksemburgu shumë i fortë?

“Jo, sepse trajneri ka provuar skema të ndryshme dhe në momentin që disa skema funksionojnë dhe disa jo, mund të shkojë ndeshja dhe kështu siç shkoi.”