Cigarja elektronike është po aq e dëmshme sa duhani tradicional

Kompanitë e sigurisë kanë konsideruar se cigaret elektronike dhe duhani shkaktojnë të njëjtat probleme.

Lifestyle

23/07/2018 19:02

Përdoruesit e cigareve elektronike duhet të paguajnë deri në 65% më shumë sesa jo-duhanpirësit, e njëjta tarifë me të cilën përballen duhanpirësit tradicionalë.

Kevin Pratt, eksperti i çështjeve të konsumatorëve tha: “Përdorimi i nikotinës në çdo formë, duke përfshirë dhe çamçakëzin, do të thotë që ju konsideroheni duhanpirës, ju nuk duhet të merrni nikotinë për 12 muaj që të keni cmime më të ulëta.”

Ai shtoi se nuk ka dallim midis pirjes së duhanit dhe përdorimit të cigareve elektronike, sepse studimet shkencore në lidhje me ndikimin e shëndetit të cigareve elektronike nuk kanë qenë bindëse deri më tani.