Cigaret elektronike, një mënyrë efikase për ta lënë duhanin

Rreth 18,000 njerëz në Angli kanë lënë duhanin me ndihmen e cigareve elektronike.

Lifestyle

15/09/2016 04:59

Tema rreth cigareve elektronike ka qenë shumë e diskutuar kohën e fundit për shkak të dyshimeve se mund t’i bëjë njerëzit ta konsumojnë përsëri duhanin, por kjo si metodë e lënies së tij, po funksionon mirë.

Hulumtuesit nga një kolegj në Angli kanë treguar se rreth 18,000 njerëz kanë lënë duhanin në vitin 2015 me ndihmen e cigareve elektronike, transmeton lajmi.net

Pavarësisht shqetësimeve, studiuesit kanë treguar se zëvendësimi i ndezjes së cigareve me lëngun e cigareve elektronike ka bërë që 18,000 njerëz ta lënë duhanin dhe të përmirësohet shëndeti publik në Angli.

“Cigaret elektronike kanë rol të rëndësishëm në lënien e duhanit dhe hulumtimet e mija vërtetojnë se janë shumë më të sigurta sesa duhani”, shprehet Alison Cox, drejtor për parandalimin e kancerit në Cancer Research UK.

Ai tregon se Anglia ka arritur në një shkallë të mirë të vetëdijësimit sa i përket pirjes së duhanit dhe pasojave që sjell për njerëzit dhe shoqërinë.

Sipas tij, kjo mënyrë e lënies së duhanit është shumë efektive dhe këshillon të gjithë konsumuesit e duhanit që së paku njëherë ta provojnë./lajmi.net