Çifti shkon për videoklipin e dasmës në bregdetin e Durrësit, u ikën mendja nga ajo që u ndodh (Video)

Një çift i sapomartuar kishin vendosur të realizonin fotot dhe videoklipin e dasmës së tyre në Kallm Të Durrësit. Mirëpo, atje janë përballur me diçka të paimagjinueshme që do t`i prishte të gjitha planet e tyre në ditën më të bukur.

Fun

21/08/2017 21:04

Ata nuk kanë mundur që të filmojnë asgjë nga ajo që kishin menduar prej kohësh për dasmën e tyre, pasi në bregun e Kallmit ka dalë një person që u ka thënë se është pronar dhe kërkon para për xhirimet e klipit.

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur këto ditë kur një grup dasmorësh, bashkë me çiftin, kanë shkuar për të shkrepur disa foto dhe për të realizuar një klip në breg të detit si një kujtim të ditës më të bukur të jetës së tyre.
Por kanë mbetur të befasuar, transmeton infoelbasani.al.

Një banor i këtij fshati nuk i ka lejuar duke pretenduar se bregu i detit ishte i tij dhe se për këtë ata duhet të paguanin një shumë të konsiderueshme të hollash. Kjo kërkesë absurde ka revoltuar dasmorët të cilët kanë debatuar me atë duke i kujtuar se deti ishte pronë e gjithë shqiptarëve.

Sipas dasmorëve, banorët në këtë vend kërkojnë nga 20 deri në 60 mijë lekë të vjetra që çiftet të mund të bëjnë videoklip në breg të detit. Argumenti i sjellë prej tyre është: deti është pronë e jona. /Lajmi.net/