Çifti realizon foto të frikshme ditën e dasmës (Foto)

Këto janë disa nga fotografitë e dasmës më të frikshme që mund të keni parë. Çifti i sapomartuar, Endijs dhe Elina Perkons nga Letonia kanë zgjedhur të realizojnë disa foto të “veçanta” në ditën e dasmës. Ata kanë pozuar në majë të një shkëmbi në Yosemite National Park në Kaliforni.

Fun

13/08/2015 11:41

Fotot e dasmës janë realizuar nga fotografi Brian Rueb nga Kalifornia. Kur Brian mori rezervimin për këtë fotosesion mendoi se do të realizonte foto të rregullta siç preferojnë të sapomartuarit.

dasma 2Për të realizimi i fotove të çiftit nga Letonia ishte sa i këndshëm aq dhe i rrezikshëm, pasi kishte të bënte me xhirime në lartësi të frikshme.

dasma 4Por “çmenduria” e çiftit nuk ka përfunduar me kaq, pasi ata kishin vendosur që edhe ceremoninë e dasmës ta kryenin në këtë terren të vështirë./tvklan