Çifti me sindromën Down, feston 22 vjetorin e martesës (Foto)

Pas një lidhje prej 18 muaj, çifti vendosën që të martohen. Ata kanë 22 vite martesë të lumtur së bashku, duke e dëshmuar edhe një herë se fuqia e dashurisë nuk njeh kufi.

Lifestyle

20/03/2017 19:52

Maryanne dhe Tommy Pilling, të dy nga SHBA, konsiderohen si çifti i parë me sindromën Down i cili është martuar.

Ata janë kritikuar për këtë vendim që kanë marrë në vitin 1995. Por tani, ata janë më se të lumtur.

Sot, Maryanne i ka 45 vjet, kurse Tommy është 59.

“Dasma ishte dita më e mirë në jetë, isha e shokuar kur Tommy më propozoi dhe nuk mendova dy herë por menjëherë i thashë po,” thotë zonja Maryanne.

Ata asnjëherë nuk grinden. “E dua shumë burrin tim. Ai është shoku im më i mirë, ” shprehet ajo.Image result for caters news agency down syndrome Maryanne and TommyImage result for caters photography down syndromeImage result for caters news agency down syndrome Maryanne and TommyImage result for caters news agency down syndrome Maryanne and Tommy