Çifti martohet në tualet

Nusja dhe dhëndri kanë lidhur kurorë në tualetin e gjykatës, për shkak të “rrethanave të pazakonta”, të cilat çuan në anulimin e damës së tyre.

Fun

28/01/2018 22:31

Dita e madhe po afrohej për Brian dhe Maria Schulz në Monmouth County Courthouse, ku familja e çiftit ishte mbledhur për të parë çiftin.Por, jo shumë gjatë para fillimit të ceremonisë, nëna e Brian nisi të ketë probleme me frymëmarrje për shkak të sulmit të astmës.

Zyrtarët e morën shumë shpejt gruan për t’i dhënë oksigjen ndërsa prisnin ardhjen e mjekëve.

Nëse çifti nuk do të martohej atë ditë, duhej të priste edhe për 45 ditë të tjera për të marrë licencën e re të martesës dhe ceremonia nuk mundi të vazhdojë pa praninë e nënës së Brian, pasi ajo kishte nënshkruar licencën e martesës dhe duhej të ishte e pranishme.

Duke mos pasur opsione tjera, çifti vendosi të kurorëzohej në tualetin e femrave, transmeton Eyewitness News.

Image