Çifti i vitit: Tuna-Cozman

Viti 2013, për dikë ka ecur mbarë, e për dikë ka përfunduar keq. Disa u ndanë, disa e kurorëzuan dashurinë e tyre me fejesë e martesë, e disa shpejt filluan lidhje të reja. Tuna, Dafina Zeqiri, Afërdita Dreshaj, Getoar Selimi, Shpat Kasapi, e shumë këngëtarë të tjerë rinisën lidhje të reja, njofton indeksonline. Tuna–Cozman E…

ShowBiz

31/12/2013 15:30

Viti 2013, për dikë ka ecur mbarë, e për dikë ka përfunduar keq. Disa u ndanë, disa e kurorëzuan dashurinë e tyre me fejesë e martesë, e disa shpejt filluan lidhje të reja. Tuna, Dafina Zeqiri, Afërdita Dreshaj, Getoar Selimi, Shpat Kasapi, e shumë këngëtarë të tjerë rinisën lidhje të reja, njofton indeksonline.

Tuna–Cozman

E nisëm me këngën “Fenix”, këngë kjo që vazhdon ende të jetë hit, e cila poashtu i solli çiftit shuma të majme parash. Tuna, pati një vit të mirë: përvec suksesit në karrierë, ajo bëri publike lidhjen me reperin Cozman.

Dafina–Dj Blunt

Këngëtares simpatike, asesi nuk po i ecin lidhjet. Pas ndarjes me reperin Ledri Vula, ajo thuhej se e nisi një lidhje tjetër me Dj Blunt, por edhe kjo e fundit mbaroi me ndarje. Dafina, e cila herë pas herë sjellë hite të ndryshme, është ende në pritje të princit të saj.

Geti–Florenta

Lideri i Baba Stars, Getoar Selimi, dashurinë e tij e kurorzoi me fejesën me bukuroshen Florenta Islami. Kaluan kohë të mira së bashku, por diçka nuk i’u shkoi mirë. Çifti në fjalë u nda javë më parë, dhe kështu lidhja e tyre përfundoi. Ndërkohë, Geti po vazhdon ta shijojë suksesin e këngës “E nxonme”.

Shpati – Afërdita

Këngëtati Shpat Kasapi ishte mëse i dashuruar në këngëtaren dhe modelen Afërdita Dreshaj, derisa kjo e fundit u pa duke e kaluar një ditë me aktorin Leonardo Di Caprio. Dhe kështu, Shpati vendosi që lidhjes me Afërditen t’i japë fund. Megjithatë, Afërdita tashmë e ka nisur një jetë të re me hokeistin çek, Jakub Kindl, dhe shihet mëse e dashuruar në të.

Albani – Miriam

Alban Skënderaj duket të jetë kokë e këmbë i dashuruar në Miriam Canin. Propozimi që ia bëri Miriamit për fejesë, u admirua nga shumë femra të tjera. Një propozim për fejesë në oqeanin indian, ishte befasi e Albanit për Miriamin.