Çifti i njohur i japin fund beqarisë! Martohen gjatë transmetimit ‘live’ në tv

Jess Shears dhe Dom Lever janë çifti më i famshëm të cilët historinë e tyre të dashurisë e nisën brenda një Reality Show të quajtur, Love Island.

ShowBiz

14/02/2018 15:49

Të dashuruar që në verën e vitit të kaluar, tashmë çifti ka vendosur të kurorëzojë dashurinë e tyre dhe këtë e kanë bërë në një transmetim LIVE në tv këtë mëngjes në “Good Morning Britain”.
Në ceremoninë e tyre të martesës çifti ka dalë thuajse i zhveshur, të dy me rroba plazhi, por me ngjyrë të bardhë.


Edhe pse nuk kishte veshur fustanin e bardhë, nuses nuk i mungoi velloja.Ka qene prezantuesi Richard Arnold, i cili ka celebruar çiftin në martesë.
Të pyetur se si do ta kalonin ditën sot, Jess tha: “Nuk kemi plane të mëdha për sot që familja po vjen të na urojë.”
Ndërsa Dom zbuloi surprizën që kishte përgatitur për bashkëshorten e tij: “Ajo nuk e di ende, por unë po e largoj atë diku në Europë”./lapsi

https://www.mirror.co.uk/tv/tv-news/love-islands-jessica-shears-gets-12022946#ICID=OffSiteVideo