Çifti britanik feston 70 vjetorin e martesës: Ju duhet shumë dashuri dhe durim (Foto)

Një çift britanik ka festuar 70 vjetorin e martesës, duke zbuluar sekretin e jetës së lumtur të tyre: “Ju duhet shumë dashuri dhe durim”, insistojnë ata.

Bota

24/01/2017 19:47

Stan Izatt 91 vjeçar dhe Dolly 89 vjeçare, u martuan në vitin 1947, kur ishin 21 respektivisht 19 vjet.

Pavarësisht shumë problemeve, pensionistja britanike tregon se çfarë duhet bërë për një jetë bashkëshortore të suksesshme: “Në martesa ju duhet dashuri, ju keni nevojë për besim. Lumturia do jetë e garantuar” ka thënë ajo, shkruan lajmi.net.

Dolly vazhdon të tregojë sekrete se si rrjedhi lidhja e saj me Stan Izatt, dhe momentin e parë kur u takuan: “Në fillim Stan nuk më pëlqeu. Kur u njohëm isha 15 vjeçare, me flokë të drejta dhe kurrë nuk vendosja grim. Kudo që shkoja Stan më ndiqte. Shkoja në dyqan ai vinte me biçikletë pas meje. Ai ngulmoi dhe ja arriti qëllimit” vazhdon rrëfimin e saj 89 vjeçarja.

qifti1

Stan, veteran i Luftës së Dyte Botërore, tregon se nuk e kishte aspak të lehtë ta bindte Dollyn që t’i thoshte “Po”. Sa ishte ushtarë ai ka treguar se çdo herë i shkruante letra, dhe për të mos u shteruar shprehjet, vendoste edhe nga 6 libra në tavolinë.

Prindërit e tri vajzave, tashmë janë gjyshër të 13 nipërve dhe mbesave me të cilët edhe e kalojnë një pjesë të madhe të kohës.

Përkundër moshës, Stan ende nuk e ka humbur “shijen” e romantikut, pasi çdo përvjetor ai i dhuron trëndafila gruas së tij, gruas me të cilën e kaloi gjithë jetën. /Lajmi.net/

qifti2