Çiftet që ndajnë punët e shtëpisë kanë një jetë më aktive e të lumtur seksuale

Ju i lani, ai i thanë? Mesa duket, ndarja e punëve luan një rol të rëndësishëm në jetën seksuale të një çifti.

Lifestyle

29/09/2017 19:26

Duke përdorur të dhëna nga sondazhi lidhur me martesën dhe marrëdhëniet i vitit 2006 (mars) studiuesit në Giorgia “State University” zbuluan se çiftet heteroseksuale që i ndanin punët e shtëpisë kishin një marrëdhënie dhe jetë seksuale më të mirë se çiftet ku punët e shtëpisë bëheshin nga vetëm njëri prej partnerëve.

Duke analizuar të dhënat, studiuesit i ndanë çiftet në 3 grupe: Çiftet në të cilat gruaja bënte shumicën e punëve të shtëpisë dhe kujdesej për fëmijën, çiftet në të cilat burri kujdesej më së shumti për fëmijën dhe punët e shtëpisë dhe çiftet të cilat i ndanin punët.

Në të njëjtën kohë ata panë dhe përgjigjet e çdo çifti për marrëdhëniet e tyre, konfliktet si dhe frekuencën dhe cilësinë e jetës së tyre seksuale.

Zbulimimi i rëndësishëm është se cilësia e marrëdhënies dhe e jetës seksuale është më e ulët në çiftet në të cilat gruaja kujdesej për fëmijën dhe punët e shtëpisë, thotë drejtuesi i studimit, Daniel L Carlson. Në rastet kur gruaja ishte përgjegjëse për punët dhe kujdesin e fëmijëve, të dy partnerët raportonin një cilësi të ulët të marrëdhënies dhe të jetës së tyre seksuale.

Nga ana tjetër te çiftet ku ishin burrat ata që mbartnin barrën e kujdesit për shtëpinë dhe fëmijët, nuk raportohej ndonjë efekt negativ në marrëdhënien e tyre por megjithatë ishin burrat ata të cilët kishin nivelin më të ulët të kënaqësisë në jetën e tyre seksuale.

Edhe pse rezultatet e këtij studimi nuk e tregojnë pse ndarja e punëve e përmirëson jetën seksuale të një çifti, studiuesit kanë në plan të vazhdojnë kërkimet. Ne kemi në plan të zbulojmë se pse ndarja e punëve ndikon kaq pozitivisht në jetën seksuale të cifteve thotë Carlson. /Lajmi.net/