Çiftet pa rrjete sociale janë më të lumtura

Sot kanë ardhur ditë të çuditshme për shkak se njerëzit më shumë e kalojnë kohënnë rrjetet sociale dhe botën virtuale sesa në botën e vertetë.

Lifestyle

06/08/2017 22:10

Në kohën e rrjeteve sociale jeta e dikujt vlerësohet në bazë të fotogravife dhe qëndrimeve që shfaqin në profilet si Facebook dhe Instagram.

Gjykimet për ta shpesh janë të gabuara.

Më poshtë janë disa arsye interesante pse çiftet e lumtura nuk postojnë për jetën e tyre, ose postojnë shumë rrallë.

Kur njerëzit janë të lumtur në marrëdhënien e tyre, ata e jetojnë momentin, vendin, kohën bashkë, pa e ndarë me të tjerët.

Në këtë kohë shpesh problemet në çift ndodhin shkaku i rrjeteve sociale. Jetën tuaj ruajeni për vete. Lumturia e vërtetë vjen thjesht duke qenë në një marrëdhënie të shëndoshë me të dashurin-dashurën tuaj.

Askush nuk mund të provojë diçka për të gjithë Dhe gjëja më e rëndësishme. Hulumtuesit kanë gjetur se çiftet që nuk i përdorin mediat sociale janë më të lumtur se ata që postojnë rregullisht, sepse ata nuk e krahasojnë vazhdimisht jetën e tyre me të kolegëve ose të miqve – që gjithmonë disi duken më të mirë ose më të lumtur.

Ne shumë shpesh harrojmë se të gjitha gjërat tonë të vërteta – marrëdhëniet tona, përvojat tona dhe ndjenjat tona – janë tonat dhe se nuk kanë nevojë për Like nga të tjerët.