Çiftet e lumtura nuk flasin për marrëdhënien e tyre në rrjetet sociale

Jetojmë në një kohë të çuditshme, kur për disa njerëz një status në internet mund të ketë më shumë rëndësi sesa çfarë po ndodh në botën e vërtetë.

Lifestyle

05/02/2017 23:02

Njerëzit tani po e vlerësojnë jetën e dikujt bazuar në fotografitë dhe pëlqimet në Facebook – dhe asaj çfarë ata shkruajnë për veten e tyre. Dhe shpesh gabojmë në gjykimet tona.

Gazeta Express ju tregon arsyet e mahnitshme pse çiftet e lumtura nuk i postojnë jetët e tyre në internet:

Kur njerëzit janë të lumtur në marrëdhënien e tyre, ata e jetojnë atë

Nëse gjithçka po shkon mirë në jetën e një personi dhe marrëdhënien e tij, atëherë nuk ka asnjë arsye pse të shpenzohet koha kot duke postuar online për t’ua dëshmuar këtë fakt të tjerëve. Nuk është se ata nuk bëjnë kurrë foto ose nuk i përdorin rrjetet sociale, por jetët e tyre janë tashmë duke i bërë ata aq të lumtur sa që nuk kanë nevojë të pengohen nga të tjerët.

Çdo çift që i tregon problemet e marrëdhënies në internet që t’i shohin të gjithë nuk do të fitojë asgjë nga kjo

Të zbulosh të gjitha problemet tua tek të gjithë të tjerët që i njihni në rrjete sociale është metoda më pak efektive për t’i zgjidhur problemet tuaja. Kjo vetëm do ta bëjë marrëdhënien tuaj më të keqe, transmeton Gazeta Express.

Lumturia e vërtetë vjen thjeshtë nga të qenurit i lumtur në marrëdhënie me dikë që e dashuron

Nuk do të fitoni asgjë duke postuar dëshmi në Facebook se sa të lumtur jeni. Lumturi është thjeshtë të jeni bashkë, e jo të postoni për që jeni bashkë. Për njerëzit që e kuptojnë këtë, të postosh vazhdimisht në rrjete sociale tregon diçka.

Nuk keni nevojë t’i dëshmoni asgjë askujt

Njerëzit të cilët janë të lumtur në marrëdhënie nuk kanë asnjë interes që ta përdorin njëri-tjetrin për t’ua dëshmuar të tjerëve se sa të lumtur janë. Ata janë bashkë sepse duan të jenë, dhe nuk brengosen nëse profili i tyre thotë “në marrëdhënie” apo jo.

Dhe gjëja më e rëndësishme…

Hulumtuesit kanë gjetur se ata të cilët nuk i përdorin rrjetet sociale janë shumë më të lumtur se sa ata që i përdorin, sepse ata nuk e krahasojnë vazhdimisht veten me miqtë dhe kolegët e tjerë. Ne shpesh harrojmë se ajo çfarë ka rëndësi në fakt është jeta jonë, marrëdhënia, përvojat dhe ndjenjat – dhe jo nevoja e pafundme për të tërhequr vëmendje në rrjete sociale.