Çiftet e estradës që dashurinë e përkthyen në vargje këngësh e në korniza klipesh!

Për çdo ditë në estradë publikohen projekte të reja muzikore, shumë prej tyre single, e disa duete.

ShowBiz

17/07/2018 13:07

Këngëtarët në disa prej këtyre këngëve kanë realizuar duete me partnerët e tyre, shkruan lajmi.net.

Shumë prej tyre janë raste kur në çift këndojnë të dy, e në disa raste të dashurat apo të dashurit i kanë shoqëruar edhe në videoklip, si protagonistë kryesorë të tyre.

Dashuria që ndjejnë në realitet përkthehet në vargje dhe paraqitet brenda kornizave të videoklipeve, por në disa raste ato mbeten vetëm kujtime të së kaluarës.

Kjo ngase, vije puna deri në atë pikë saqë ndahen rrugët mes çiftit dhe ajo këngë më nuk simbolizon atë kuptim që kishte në kohën kur është realizuar.

Lajmi.net ka përmbledhur disa prej klipeve ku artistët kanë paraqitur të dashurit në videoklipe, duke i kënduar dashurisë.

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj

Në shtator të vitit 2017, aktori Bes Kallaku publikoi bashkëpunimin me Klajdi Harunin, këngë kjo e shoqëruar me videoklip. Protagonistët kryesor të klipit janë Besi dhe Xhensila, madje edhe këngën, aktori ia ka dedikuar asaj. Projekti është e realizuar me pjesë të shkëputura nga dasma madhështore e çiftit, të cilët ditët e fundit kanë fituar epitetin prindër.

YouTube player

Pas Besit, Xhensila në muajin dhjetor të po të njëjtit vit, publikoi këngën “Çelësi i Zemrës”. Ajo është realizuar si dedikim për bashkëshortin, ndërsa në klipin e saj protagonist ishte vetë Besi, edhe pse nuk ishte i ekspozuar në fytyrë.

YouTube player

Mozzik dhe Loredana

Reperi Mozzik dhe e dashura e tij Loredana nuk lodhen të gjejnë dikë për videoklipet e tyre, por aktorët e klipit janë vetë ata. Në këngën “Madam”, të publikuar muaj më parë, Mozzik dhe Loredana janë protagonistët e klipit, në të cilin dashurinë që kanë në jetën reale, e pasqyrojnë edhe përmes atij klipi.

YouTube player

E dashura e Mozzik mori pjesë edhe në klipin “Ti Amo” në bashkëpunim me reperin Veysel. Shembullin e njëjtë me Xhensilën e Besin e kanë ndjekur edhe ky çift. Në këngën e saj debutuese “Sonnenbrille”, Loredana Zefi, e dashura e Mozzik ka marrë pikërisht reperin si pjesë të klipit. Ani pse kënga e parë, ajo po pritet mirë dhe deri tani ka marrë mbi 17 milionë klikime në YouTube.

YouTube player

Dafina Zeqiri dhe Krenar Çoçaj

Në vitin 2012 këngëtarja Dafina Zeqiri publikoi këngën “Dangerously in Love”, këngë e cila që në titull kuptohet se flet për dashurinë. Pjesë të klipit, ajo kishte vendosur ta marrë asokohe të dashurin Krenar Çoçajn, ku çifti shfaqen shumë të dashuruar. Kjo këngë qarkullon në YouTube vetëm në disa video tjera, pasi videoja zyrtare është fshirë dhe dyshja tashmë ka ndarë rrugët.

YouTube player

Mc Kresha dhe Rozana Radi

Në vitin 2011, Mc Kresha dhe Rozana Radi në kohën kur edhe ishin çift, realizuan duetin “Jaba Daba Du”. Kësaj kënge, ata ia kishin bashkëngjitur edhe videoklipin, ku ‘aktorët’ e tij ishin vetë Kresha dhe Rozi. Por, tanimë dyshja janë ndarë dhe gjithçka i takon të kaluarës.

YouTube player

Nora Istrefi dhe Robert Berisha

Këngëtarja Nora Istrefi dhe Robert Berisha janë çift shumë i komentuar në shtyp. Kënga “Baby Jem”, e publikuar në vitin 2014, për temë ka dashurinë, ndërsa në të, Nora dhe Roberti shfaqen shumë të dashuruar, madje në disa skena tejet të ‘nxehta’.

YouTube player

Ndërsa, një vit më parë, çifti publikuan duetin “S’ka inati”, ku erdhen bashkë në videoklip, ndërsa kënga mori mbi 11 milionë klikime, shkruan lajmi.net.

YouTube player

Bruno ft Arta Nitaj

Këngëtari Bruno në vitin 2017 kishte nisur një romancë me aktoren, Arta Nitaj. Madje, ai e kishte marrë të dashurën edhe në videoklipin e këngës “A më do”, por shumë shpejt ata i dhanë fund lidhjes. Megjithatë, kënga ende qarkullon në YouTube.

YouTube player

Enis Bytyqi me të fejuarën

Enis Bytyqi këto ditë ka njoftuar se do të kurorëzohet me të dashurën më datë 1 shtator. Ashtu sikurse edhe shumë prej artistëve të tjerë, edhe Enisi në videoklipin e këngës “Jerem”, mori të dashurën e tij, e cila dukej mahnitëse.

YouTube player

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani

-Çifti Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, të cilët ndajnë të njëjtin profesion kanë realizuar edhe disa këngë të përbashkëta. Pesë vite më parë ata publikuan këngën “Let me die with you”, një himn i dashurisë, që ende vazhdon të pëlqehet në publik.

YouTube player

Ngjashëm është edhe kënga “Ende ka shpresë”, e cila është edhe një shkrirje e dashurisë në vargje. Por, ata nuk janë ndaluar me kaq dhe i dedikuan edhe një këngë vajzës, me titull “Dhurata”, ku shfaqen bashkë me të në klip.

YouTube player

Tuna dhe Cozman

Altuna Sejdiu-Tuna dhe Cozman në vitin 2013 kur ishin në lidhje publikuan këngën “Fenix”, të realizuar edhe me videoklip. Ani pse kënga qarkullon ende në YouTube dhe ka qenë shumëe komentuar në publik, çifti tani kanë krijuar jetë me persona tjerë rreth tyre.

YouTube player

Seldi Qalliu dhe Mimoza Shkodra

“Pare pare” titullohet dueti i parë që Seldi dhe Mimoza e kishin realizuar në vitin 2012. Ndërsa, për një kohë të gjatë ishte përfolur një lidhje e mundshme e tyre, deri në momentin kur e zyrtarizuan lidhjen me fejesë.

YouTube player

Pas fejesës, Seldi dhe Mimoza lansuan dy projekte që i flasin dashurisë. Bëhet fjalë për këngën “Dashni” dhe “Sa kujtime”. Përmes vargjeve dhe vizuelizimit në klip treguan dashurinë përmes njëri-tjetrit.

YouTube player
YouTube player

Vesa dhe Big Basta

Çifti Vesa Luma dhe Big Basta kohë më parë publikuan këngën “BOOM”, ku u shfaqen bashkë në klip.

YouTube player

Pra, përmes vargjeve dhe klipit, artistët kanë shfrytëzuar mundësinë që të shfaqin dashurinë që ndjejnë për njëri-tjetrin haptas. Por, në disa raste lidhjet mes tyre kanë përfunduar dhe ata janë detyruar t’i fshijnë këngët nga kanalet ku kanë ekzistuar, për të mos mbetur asnjë shenjë./Lajmi.net/

D.A