Çiftet e 1/8 së finales në Europa League

Europa League mësoi emrat e 16 skuadrave që përbëjnë çiftet e 1/8 së finales. Juventus e rrëzoi Trabzonsporin, Tottenham e përmbysi Dnipron, por Lazio dështoi duke u eliminuar nga Ludogorets. Dhe, ballafaqimet e fazës së radhës përfshijnë disa duele jashtëzakonisht interesante. Juventus do të ndeshet me rivalin nga Serie A, Fiorentina, Sevilla dhe Real Betis…

Sport

27/02/2014 23:15

Europa League mësoi emrat e 16 skuadrave që përbëjnë çiftet e 1/8 së finales.

Juventus e rrëzoi Trabzonsporin, Tottenham e përmbysi Dnipron, por Lazio dështoi duke u eliminuar nga Ludogorets.

Dhe, ballafaqimet e fazës së radhës përfshijnë disa duele jashtëzakonisht interesante.

Juventus do të ndeshet me rivalin nga Serie A, Fiorentina, Sevilla dhe Real Betis zhvillojnë derbin e qytetit, kurse Tottenham do të ketë punë me Benfican, ndërsa Porto me Napolin.

Çiftet:

AZ Alkmaar – Anzhi

Ludogorets – Valencia

Porto – Napoli

Sevilla – Betis

Tottenham – Benfica

Basel – Salzburg

Juventus – Fiorentina

Lyon – Viktoria