CIES zbulon çmimin e Hysajt

Ky institucion që është një ndër më prestigjozët në rang planetar ka publikuar një listë me 100 lojtarët më të shtrenjtë në planet dhe mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare renditet në vendin e 60-të.

Sport

09/01/2018 13:01

Elseid Hysaj më i shtrenjtë se Andrea Belotti.

Nuk është një lojë fjalësh, por një vlerësim që mbështetet nga “Observatori i Futbollit Ndërkombëtar” CIES.

Ky institucion që është një ndër më prestigjozët në rang planetar ka publikuar një listë me 100 lojtarët më të shtrenjtë në planet dhe mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare renditet në vendin e 60-të, pikërisht përpara bomberit të Torinos, që pak muaj më parë konsiderohej si një nga lojtarët më të shtrenjtë.

70.5 milionë Euro vlerësohet nga CIES kartoni i mbrojtësit shkodran, duke lënë pas edhe emra të tjerë me peshë si Ivan Perisic, Nemaja Matic, Marco Asensio apo Milinkovic Savic. Ja 10 lojtarët më të shtrenjtë të futbollit italian.