Cicret sjellë sistemin Android në lëkurën tuaj

Cicret është një byzylyk, një varëse e mençur që ju lejon të punoni me një ndërfaqe që lidhet me një celularë apo tablet. Ajo ju mundëson që në lëkurën e dorës tuaj të punoni me sistemin Android, të luani lojëra dhe më tepër.

Auto & Tek

02/12/2014 16:40

Cicret nuk është një orë e mençur. As nuk është celularë apo tablet. Në vend të këtyre, Cicret është një byzylyk që punon me një projektor dhe 8 sensorë me rreze të gjata, që e shfaqë ekranin e celularit tuaj Android në dorë.

Ju mund ta shtypni dorën tuaj ashtu siç do ta shtypnit celularin, dhe të luani lojëra në krahun tuaj. Tashmë pas këtij zbulimi celulari nuk do të jetë më i nevojshëm që të përdoret, transmeton Lajmi.net.

Kjo nuk është një tatuazh digjital. Kjo është një imazh i projektuar që vjen nga një projektor që vendoset në dorën tuaj. Deri më tani Cicret është vetëm një prototip dhe i gjithë imazhi që po e shihni më lartë është vetëm një koncept.

Më poshtë ju do të mund të shihni demonstrimin e parë të Cicret në veprim, duke e ditur gjithmonë se imazhi që jeni duke e parë është vetëm një koncept i montuar.