Cicërimat e Pacollit

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka hedhur akuza të rënda në drejtim të qeverisë, duke akuzuar për ngulfatje të tregut të lirë, përmes bizneseve të afërta me partitë politike në pushtet.

Lajme

15/02/2015 17:30

Ai përmes tri ‘cicërimave’ në Twitter, ka pyetur liderët e dy partive të koalicionit qeveritar, kryeministrin Isa Mustafa dhe zëvendësin e tij, Hashim Thaçi, nëse janë në dijeni për monopolin e krijuar ekonomik, apo ata janë pajtuar me këtë gjendje.

“Tregu i Kosovës është duke u ngulfatur nga bizneset e afërta me partitë politike. Ka humb kuptimi i tregut te lirë”.

“Monopoli ekonomik (edhe pse shumë primitiv) po ndikon fuqishëm në ikjen e investitorëve nga Kosova. Monopoli gjeneron korrupsion”.

“Athua a e dinë Isa edhe Hashimi këtë gjendje apo ata janë pajtuar me këtë. Deri kur do të luhet me fatin e qytetarëve?”, ka shkruar Pacolli në Twitter. (lajmi.net)