Cicërima tmerruese e mjekes ukrainase

Gjatë ditës së sotme, shumë veta u tronditën nga një cicërimë e bërë nga një mjeke ukrainase. Cicërima është bërë nga Olesya Zhukovskaya, një infermiere dhe protestuese në Kiev, disa orë më parë. Cicërima, e shkruar në gjuhën ukrainase, thotë “Po vdes”.

Bota

20/02/2014 17:44

Situata e dhunshme e kaotike ën Ukrainë është, sikur edhe në shumë vende tjera gjatë viteve të fundit, duke u luajtur edhe në mediat sociale. Për ata që ndjekin zhvillimet nga jashtë, mund ta ndjekin atë në Tëitter, Facebook, Youtube.

Gjatë ditës së sotme, shumë veta u tronditën nga një cicërimë e bërë nga një mjeke ukrainase:

Cicërima është bërë nga Olesya Zhukovskaya, një infermiere dhe protestuese në Kiev, disa orë më parë. Cicërima, e shkruar në gjuhën ukrainase, thotë “Po vdes”. Duket se Olesya e ka postuar këtë mesazh edhe në faqen e saj në VKontakte, ndërsa të dy postimet janë shpërndarë gjerësisht.

Zhukovskaya është 21 vjeçe. Ajo kishte të veshur një uniformë mjekësore.

Në një foto tjetër të publikuar, Zhukovskaya shihet e veshur me një uniformë me kryq të kuq, duke mbajtur qafën nga e cila rrjedh gjak.

Më herët kishte raportime se mjekja është vrarë, por lajmet e fundit nga Kiev thonë se ajo i ka mbijetuar një ndërhyrjeje kirurgjike. Aktivistët opozitarë thonë se ajo u godit nga një snajper qeveritar.