Ciao Zanetti

Javier Zanetti zyrtarisht do të mbyllë karrierën e tij si futbollist, pas përfundimit të këtij sezoni. Kapiteni legjendar i Interit, do t’i varë këpucët, për të nisur një detyrë të re, në kryesinë e klubit.

Sport

30/04/2014 11:40

Tashmë është zyrtare. Më 18 maj, Javier Zanetti do të zhvillojë ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Interit në karrierën e futbollistit. E ardhmja tashmë është vendosur.

Nga edicioni i ri, argjentinasi do të jetë pjesë e kryesisë së klubit nga Giuseppe Meazza.

Një vendim natyral konsideruar se Zanetti në gusht do të mbushë 41-vjet dhe pas lëndimit që pësoi në vitin e kaluar, u aktivizua në vetëm 11 ndeshje të këtij edicioni në Serie A dhe Coppa Italia.

Për të zyrtarizuar vendimin, u përkujdes përfundimi që erdhi pas një takimi mes tij dhe presidentit të klubit, Erick Thohir.

“Takimet janë zhvilluar edhe më parë, disa muaj më herët, dhe tashmë është marrë vendimi”, deklaroi Thohir. Për Zanettin, tani do të jetë një detyrë e re për t’u përkujdesur për menaxhmentin e klubit.

Një urë lidhëse mes Massimo Morattit dhe pronarit të ri.

E vetmja njollë e zezë është vendimi i Gjykatës Sportive për të mbyllur tribunën e tifozëve për ndeshjen mes Interit dhe Lazios, që do të jetë e fundit për Zanettin në Giuseppe Meazza.