‘Ciao’ thotë Enca në këngën e re (Video)

Këngëtarja Enca Haxhia shumë shpejt do të vijë me projektin e saj më të ri muzikor.

ShowBiz

17/07/2017 19:52

‘Ciao’ mban titullin kënga më e re e saj të cilës i është realizuar edhe klipi ku një pjesë të tij Enca e ka ndarë edhe me ndjekësit e saj në Instagram.

”Shumë, shumë shpejt! Abonohuni në kanalin tim në Vevo që të mos e humbni! Më shpejt seç e mendoni. #‘Ciao’” ka shkruar ajo përkrah videos.

Kënga veçse është lansuar në platformat online: Spotify, Listen on Music e Deezer./Lajmi.net/