‘Ciao’ Roma, Salah në Premierligë

Liverpooli janë pranë arritjes së marrëveshjes me Romën për anësorin Mohamed Salah.

Sport

17/06/2017 22:14

Në Angli raportohet se skuadra nga kryeqyteti italian është pajtuar të pranojë ofertën prej 35 milionë funte të Liverpoolit për reprezentuesin e Egjiptit.

Salah, që javën e kaluar mbushi 25 vite, ka shënuar 19 gola për Romën edicionin e kaluar.

Ai ishte gati të transferohej në Liverpool edhe në janarin e vitit 2014 nga Basel, por në momentet e fundit kartonin e tij e kishte siguruar Chelsea./Lajmi.net/