“Ciao” Napoli, Hysaj në Premierligë

Elseid Hysaj kërkohet nga disa top klube nga Premierliga.

Sport

25/04/2018 10:26

Cilësitë e Elseid Hysajt te Napoli janë të padiskutueshme. Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare mbetet një nga pikat më të forta të skuadrës së Sarrit në fazën mbrojtëse dhe 50 milionë euro, që është edhe klauzola e largimit të tij, mund t’i paguajë pa problem çdo klub i madh europian.

Menaxheri i Hysajt, Mario Giuffredi, sipas mediave italiane, ditët e fundit ka udhëtuar drejt Anglisë, ku ka organizuar disa takime me përfaqësues të Chelsea-t, të cilët po këmbëngulin për kartonin e klientit të tij shqiptar.

Giuffredi u shpjeguar londinezëve se për 24-vjeçarin nga Shkodra janë shumë të interesuar Manchester United, që shpreson të largojë në verë italianin Darmian, dhe Liverpooli, transmeton “SuperSport”.

Sigurisht që bëhet fjalë vetëm për takime mes menaxherësh, pasi për momentin Hysaj është i përqendruar në sprintnin final të sezonit në tentativën për të zbritur nga froni i Serinë A Juventusin. Për presidentin De Laurentiis, Hysaj mbetet një “xhevahir” i paçmueshëm si për objektivat sportivë dhe për ato financiarë. Pas përfundimit të sezonit, duket qartë se do të ketë ankand mes klubeve më në zë në Premier League, por jo vetëm, për shërbimet e mbrojtësit anësor shqiptar.