“Ciao” Montella, Milan me super trajner të ri (FOTO)

Antonio Conte është trajneri i kërkuar nga "Rossonerët".

Sport

03/10/2017 09:18

Vincenzo Montella rrezikon të shkarkohet nga posti i trajnerit në Milan.

Madje, e përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport” ka zbuluar emrin e trajnerit të preferuar nga krerët e klubit nga San Siro.

Menaxheri i Chelseas, Antonio Conte është trajneri i kërkuar nga “Rossonerët”, përcjell “lajmi.net”.

Conte së fundmi ka pranuar se planifikon të rikthehet në Serie A.

Dhe, Milan beson se mund ta bind që të angazhohet te ekipi nga San Siro. /Lajmi.net/