lajmi.net

Ciao Milan!

Milan dhe Leite Kaka nuk do të vazhdojnë së bashku. Rossonerët kanë njoftuar se kanë shkëputur kontratën e yllit brazilian, i cili pritet të rikthehet në Sao Paulo, prej ku do t’i bashkohet Orlando Cityt.

Sport

30/06/2014 16:39

Milan ka njoftuar se Leite Kaka do të largohet nga klubi pas arritjes së marrëveshjes së përbashkët për shkëputjen e kontratës.

Braziliani u rikthye në San Siro në verën e vitit të kaluar pas një aventure dëshpëruese në Real Madrid, por nuk ishte në gjendje të parandalonte rënien e Rossonerëve që dështuan të kualifikohen për në garat evropiane. Dhe, Milan ka konfirmuar se palët kanë vendosur të ndahen.

“Milan njofton se sot kemi anuluar kontratën e Kakas në marrëveshje të përbashkët”, thuhej në komunikatë.

Nënkryetari i Sao Paulos, Ataide Gil Guerreiro ka njoftuar se 32-vjeçari do të rikthehet te klubi i tij i parë, para se t’i bashkohet skuadrës Orlando City në Major League Soccer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Ciao Milan

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri ka bërë të ditur se do të largohet nga detyra në fund të këtij sezoni, duke i dhënë fund aventurës katërvjeçare në krye të gjigantit nga San Siro. Allegri është nën presion të madh pas rezultateve të dobëta të ekipit gjatë këtij stinori në Serie A. Dhe, ai ka paralajmëruar…

Sport

05/01/2014 17:28

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri ka bërë të ditur se do të largohet nga detyra në fund të këtij sezoni, duke i dhënë fund aventurës katërvjeçare në krye të gjigantit nga San Siro.

Allegri është nën presion të madh pas rezultateve të dobëta të ekipit gjatë këtij stinori në Serie A. Dhe, ai ka paralajmëruar se do të largohet në fund të edicionit.

“E kam njoftuar para Krishtlindjeve edhe Gallianin për vendimin tim për largim në qershor. Kam kaluar katër vjet, e falënderoj presidentin Berlusconi, Adriano Gallianin, klubin, që më kanë dhënë mundësinë të udhëheq një skuadër të rëndësishme”, deklaroi Allegri në konferencë për shtyp para duelit me Atalantan të hënën.

“Tani kemi ende objektiva të rëndësishme për të realizuar, duhet të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë që të ngjitemi në renditje, na pret Coppa Italia dhe Liga e Kampionëve. Dua të përfundoj këtë periudhë katërvjeçare në Milan në mënyrën më të mirë të mundshme”, u shpreh ai.

LM