“Ciao” Milan, transferohet te Barcelona (FOTO)

Barcelona mund ta rikthejë një futbollist si përforcim nga Milan.

Sport

21/03/2017 09:19

Sekretari teknik i Barcelonës, Robert Fernandez nuk e ka përjashtuar mundësinë e rikthimit të Gerard Deulofeu në Camp Nou.

Mesfushori është aktualisht i huazuar në Milan nga Everton, por Barcelona ka opsionin për rikthimin e tij në bazë të marrëveshjes së arritur me klubin nga Premierliga, shkruan “Sport”, përcjell “lajmi.net”.

Deulofeu ka bërë paraqitje të mira me Milanin.

Dhe, kjo ka bërë që Barcelona të konsiderojë rikthimin e tij në Camp Nou. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6