‘Ciao’ Milan, Suso në Inter?

Inter ka identifikuar Suson si blerje të mundshme të këtij afati kalimtar të verës.

Sport

21/06/2018 08:15

Inter kërkon një përforcim të madh nga Milan.

“Nerazzurrët” kanë shfaqur interesim për blerjen e mesfushorit ofanziv të “Rossonerëve”, Suso.

Gianluca di Marzio nga “Sky Sport” raporton se Inter ka identifikuar Suson si blerje të mundshme të këtij afati kalimtar të verës, përcjell “lajmi.net”.

Drejtuesit e Interit në marrëveshje janë të gatshëm ta ofrojnë edhe Antonio Candrevan për të sjellë Suson. /Lajmi.net/