“Ciao” Milan, Donnarumma te një prej klubeve më të pasura në botë (FOTO)

Gianluigi Donnarumma mund të transferohet në Premierligë.

Merkato

22/03/2017 09:19

Gianluigi Donnarumma mund të transferohet në Manchester City gjatë verës.

Pep Guardiola është duke e monitoruar situatën e portierit të Milanit, i cili ende nuk e ka vazhduar kontratën me Rossonerët, raporton “Premium Sport”, përcjell “lajmi.net”.

Guardiola është në kërkim të një portieri të ri pasi nuk është aspak i kënaqur me paraqitjet e Claudio Bravos, të cilin e transferoi gjatë verës nga Barcelona.

Donnarumma kërkohet edhe nga Juventus. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6