‘Ciao’ Milan, Bonucci zgjedh top klubin nga Liga e Kampionëve

Leonardo Bonucci prapë është i interesuar të luajë për një ekip të madh nga Liga e Kampionëve.

Sport

21/07/2018 09:10

Leonardo Bonucci do të largohet nga Milan.

“Corriere dello Sport” raporton se kapiteni i “Rossonerëve” do të largohet nga klubi, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Edhe përkundër rikthimit të Milanit në Europa League, Bonucci prapë është i interesuar të luajë për një ekip të madh nga Liga e Kampionëve, përcjell “lajmi.net”.

Ish mbrojtësi i Juventusit duket i vendosur të pranojë ofertën nga Paris Saint-Germain. /Lajmi.net/