“Ciao” Milan, Bonucci te top klubi nga Premierliga?

Milan e vlerëson Leonardo Bonuccin në së paku 40 milionë euro.

Sport

16/05/2018 09:25

Manchester United ka hyrë në garë për transferimin e mbrojtësit të Milanit, Leonardo Bonucci.

“Tuttosport” raporton se “Red Devils” dëshirojnë blerjen e kapitenit të “Rossonerëve”, pas përfundimit të këtij sezoni.

Milan e vlerëson Bonuccin në së paku 40 milionë euro, përcjell “lajmi.net”.

Mourinho pritet të paraqesë ofertë për Bonuccin, pas përfundimit të këtij sezoni. /Lajmi.net/