“Ciao” Milan, Bonucci te top klubi nga La Liga

Leonardo Bonucci mund të largohet nga Milan.

Sport

04/04/2018 13:05

Leonardo Bonucci mund të transferohet këtë verë të Barcelona, me klubin katalanas që e konsideron si pasuesin e Samuel Umtiti.

Mbrojtësi i kuqezinjve, i cili iu bashkua ekipit të Gattusos në verë nga Juventusi, është lodhur duke pritur ofertën e Realit të Madridit, dhe tashmë mendon të sigurojë kalimin te rivalët e tyre të Barcelonës.

Ekipi “blaugrana” pritet të humbasë shërbimet e Umtiti, klauzola e të cilit është 60 milionë Euro, me 24-vjeçarin që do të largohet nga “Camp Nou” në të ardhmen e afërt.

Diçka e tillë do t’u lintë hapësirë katalanëve të firmosnin me Bonuccin. 30-vjeçari, i cili u transferua nga “Zonja e Vjetër” te Milani për 40 milionë euro, konsiderohet si një nga mbrojtësit më të mirë në vitet e fundit dhe kjo jo pa arsye.

Bonucci ka fituar gjithçka, përveç Champions League, në kohën kur luante me Juventusin, me lojtarin që ka regjistruar 319 ndeshje në total në Seria A.

Cilësitë e tij fantastike dhe aftësia e tij si lider bëjnë që mbrojtësi të konsiderohet si një nga futbollistët më të kompletuar në rolin e tij. Gjithsesi, merkatoja e verës do edhe 2 muaj që të nisë dhe deri atëherë gjërat mund të ndryshojnë sërish.