‘CIAO’ Man Utd, Rashford në Serie A

Marcus Rashford është emri i fundit që ka zënë vend në listën e dëshirave të skuadrës italiane, Milan.

Sport

12/12/2018 15:18

Rossonerët janë në kërkim të një sulmuesi për afatin kalimtar të janarit.

‘Gazzetta dello Sport’ shkruan se Milan janë të interesuar të nënshkruajnë mes sulmuesin e Manchester United, Marcus Rashford, përcjell ‘lajmi.net’.

21 vjeçari është bërë pjesë e listës së dëshirave nga Milan, dhe shihet një opsion i mundshëm nëse dështon arritja e marrëveshjes me Zlatan Ibrahimovic.

Një tjetër emër që së fundi po qarkullon në media është edhe ai i sulmuesit të Sampdorias, Fabio Quagliarella./Lajmi.net/