‘Ciao’ Lazio, Strakosha te top klubi rival nga Serie A

Thomas Starkosha kërkohet nga një top klub nga Serie A.

Sport

29/08/2018 11:02

Thomas Strakosha kandidati kryesor për të pasuar Samir Handanovicin tek Interi. Lajmi jepet nga mediat spanjolle, të specializuara për merkaton, që e shohin portierin shqiptar si blerje potenciale e zikaltërve.

Dy golat e pësuar nga Torino në sfidën e “San Siros” bëjnë përgjegjës edhe portierin slloven, i cili ka përfunduar në qendër të kritikave për formën e tij.

Cikli i 34-vjeçarit në klubin milanez duket se është drejt fundit, ndaj drejtori sportiv, Ausilio, po kërkon një emër të denjë për portën.

Përveç Strakoshës në listë janë edhe portieri i Ajaxit të Amsterdamit, Onana, dhe ai i PSG, Areola. Sigurisht që “gardiani” kuqezi mbetet alternativë e parë, edhe pse do të jetë shumë e vështirë për të bindur Lotiton.