‘Ciao’ Lazio, Milinkovic-Savic po transferohet te klubi i madh evropian

Sergej Milinkovic-Savic është shumë afër të largohet nga Lazio.

Merkato

24/12/2018 12:58

Sergej Milinkovic-Savic nuk është i lumtur te Lazio, andaj po e kërkon largimin edhe pse e ka nënshkruar kontratën në fund të tetorit.

Skuadra italiane e di se nuk mund ta mbaj në skuadër mesfushorin, andaj do të tentoj shitjen e tij qysh në janar, përcjell “lajmi.net”.

Milinkovic-Savic është duke u ndjekur nga Juventus, Inter dhe Milan, por shuma që duhet paguar për të është 100 milionë euro.

Lazio ka kohë që është në presion nga ofertat e klubeve nga Serie A, andaj nuk do të heqin dorë nga ajo shumë. /Lajmi.net/