“Ciao” Lazio, Anderson në Premierligë

Trajneri Manuel Pellegrini, duke parë vështirësitë për të mbërritur të Javier Pastore ka kthyer vëmendjen te Felipe Anderson.

Sport

08/06/2018 12:34

Klubi anglez West Ham nuk heq dorë nga synimi për të nënshkruar me Felipe Anderson të Lazios.

Javën e ardhshme një delegacion i “Hummers” do të udhëtojë drejt Romës për t’u takuar me përfaqësuesit e klubit bardhekaltër, me shpresën se do të gjejnë marrëveshjen e shumëpritur.

Trajneri Manuel Pellegrini, duke parë vështirësitë për të mbërritur të Javier Pastore (ka pagë shumë të lartë), ka vendosur të investohet te 25-vjeçari brazilian, duke u ofruar lazialëve plot 35 milionë euro, plus bonuset.

Mësohet se menaxherët e futbollistit kanë marrë miratimin e drjejtuesve të Lazios për të vijuar bisedimet, por largimi i tij do të lejohet vetëm për një ofertë të mirë, transmeton “SS”.

Felipe Anderson pëlqehet shumë edhe nga Chelsea, por West Hami në këto momente është ndjeshëm në avantazh ndaj bluve të Londrës.