lajmi.net

Ciao Juventus!

Menaxheri i Paul Pogbas, Mino Raiola ka njoftuar se reprezentuesi francez mund të largohet nga Juventus në të ardhmen e afërt.

Sport

13/01/2015 12:01

Menaxheri i Paul Pogbas, Mino Raiola ka bërë të ditur se reprezentuesi francez mund të largohet nga Juventus në të ardhmen e afërt.

21-vjeçari së fundmi ka nënshkruar kontratë të re me Bianconerët deri në qershor 2019.

Por, përfaqësuesi i tij ka thënë se e ardhmja e tij afatgjate nuk qëndron në Itali.

“Ai nuk do të mbetet në Itali për një kohë të gjatë. Gjithçka varet nga Juventus. Ne sapo kemi vazhduar kontratën dhe jemi të lumtur por nëse vjen momenti i duhur për t’u larguar, nuk do ta lejmë të kalojë. Nuk do të presim për të parë se çka do të ndodh, nuk e di se kur do të vjen ai moment”, u shpreh Raiola. 

Ciao Juventus!

Paul Pogba do të largohet nga Juventus në verën e vitit të ardhshëm, edhe nëse e vazhdon kontratën me kampionin e Italisë, ka njoftuar e përditshmja sportive franceze “L’Equipe”.

Sport

03/09/2014 11:52

Afati kalimtar i verës për futbollistë u mbyll në mesnatën e së hënës dhe tifozët e Juventusit u gëzuan që Paul Pogba nuk u largua nga klubi.

U spekulua shumë se ylli francez do të transferohet në Barcelonë, Real Madrid ose Paris Saint-Germain. Mirëpo, Pogba mbeti në Torino.

Tani, mesfushori është në bisedime me Bianconerët për vazhdimin e kontratës deri në verën e vitit 2019. Mirëpo, lajmet e mira për tifozët e Juventusit përfundojnë me kaq.

E përditshmja sportive franceze “L’Equipe”, raporton se pavarësisht kontratës së re, Pogba do të largohet nga Juventus në verën e vitit të ardhshëm. Një prej futbollistëve më të talentuar në botë vazhdon të jetë objektiv i Real Madridit, Paris Saint-Germain e Chelseas.

Prej tani e deri në verën e vitit të ardhshëm mund të ndodhin shumë gjëra, por do të jetë e vështirë t’i ndalim spekulimet.

LM