“Ciao” Juventus, Sandro në Premierligë

"Daily Telegraph" ka bërë të ditur se Chelsea ka ringjallur interesimin për blerjen e Alex Sandros.

Sport

06/12/2017 14:43

Alex Sandro dëshiron të largohet nga Juventus. Mediat angleze raportojnë se interesim për transferimin e tij ende ka shfaqur Chelsea.

“Daily Telegraph” ka bërë të ditur se Chelsea ka ringjallur interesimin për blerjen e brazilianit, përcjell “lajmi.net”.

Antonio Conte është i gatshëm të bëjë një sakrificë financiare për ta sjell Sandron nga Torino në Stamford Bridge, gjatë afatit kalimtar të janarit. /Lajmi.net/