“Ciao” Juventus, Marchisio befason me klubin e ri!

E përditshmja sportive italiane "Tuttosport" raporton se e ardhmja e Claudio Marchisios mund të jetë larg Juventusit.

Sport

14/12/2017 09:06

Claudio Marchisio mund të largohet nga Juventus.

Mesfushori është duke luajtur shumë pak gjatë këtij sezoni andaj mund të gjejë një skuadër të re nga vera e vitit 2018.

E përditshmja sportive italiane “Tuttosport” raporton se e ardhmja e tij mund të jetë njësoj si ajo e ish mesfushorit të “Bianconerëve”, Andrea Pirlo në Major League Soccer, përcjell “lajmi.net”.

Marchisio ka kontratë me Juventusin deri më 2020.

Andaj, ai në verën e vitit të ardhshëm mund të ndjek rrugën e futbollit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Lajmi.net/