“Ciao” Juventus, bastoret zbulojnë klubin e ri të Cuadrados (FOTO)

Juan Cuadrado mund të rikthehet në Premierligë.

Merkato

22/08/2017 14:06

Juan Cuadrado do të largohet nga Juventus në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.

Por, pas lajmit se Roma është i vetmi klub i interesuar për transferimin e tij, nga Anglia vjen lajmi se ylli kolumbian mund të rikthehet në Premierligë.

“Agipronews” raporton se Arsenal është favorit në bastore për blerjen e Cuadrados, përcjell “lajmi.net”.

3.00 është kuota për kalimin e Cuadrados në Emirates Stadium kurse transferimi te Roma vlerësohet në 5.50.

I treti në listën e destinacioneve është Milan me 6.00 dhe Borussia Dortmund me 9.00. /Lajmi.net/