‘Ciao’ Juventus, Allegri te top klubi nga Premierliga?

Massimiliano Allegri është kandidat për bankinën e Chelseas në rast se Antonio Conte vendos të largohet nga Stamford Bridge.

Sport

11/01/2018 07:31

Massimiliano Allegri ka ofertë nga Premierliga.

E përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport” raporton se trajneri i Juventusit mund të largohet nga skuadra kampione nga Serie A, pas përfundimit të këtij sezoni.

Allegri është kandidat për bankinën e Chelseas në rast se Antonio Conte vendos të largohet nga Stamford Bridge, përcjell “lajmi.net”.

Por, Juventus planifikon ta mbajë në Torino për një kohë të gjatë andaj në fund mund të vendos dëshira e strategut nga Livorno. /Lajmi.net/