‘Ciao’ Juventus: Alex Sandro po transferohet në Premierligë

Alex Sandro po e mendon largimin nga Juventus.

Merkato

19/11/2018 22:17

Alex Sandro nuk është i lumtur me trajtimin që po i bëhet nga Juventus, andaj ka refuzuar ta nënshkruaj kontratën e re.

Mbrojtësi i majtë brazilian po e kërkon largimin, andaj Chelsea është rikthyer në garë për të, përcjell “lajmi.net”.

Skuadra londineze ka disa afate që po e kërkon transferimin e Alex Sandros, andaj janë të gatshëm të ofrojnë 60 milionë euro për shërbimet e tij.

Në garë për brazilianin është edhe Manchester United, mirëpo blutë janë duke e udhëhequr garën. /Lajmi.net/