‘Ciao’ Genoa, Perin te rivali nga Serie A

Portieri i Genoas, Mattia Perin ka oferta nga disa klube rivale nga Serie A.

Sport

12/05/2018 09:34

Mattia Perin luan prej disa sezonesh te Genoa, ku ka treguar një nivel mjaft të lartë dhe konstant në fushën e lojës, duke merituar edhe shiritin e kapitenit.

Gjithsesi portieri i Kombëtares italiane duket se po luan ndeshjet e fundit me kuqeblutë, pasi në garë për shërbimet e tij janë vënë disa klube të Serisë A.

Napoli kryeson këtë listë, pasi po kërkon një zëvendësues për Pepe Reinën dhe shikon te Perin njeriun e duhur për t’i besuar katërkëndëshin e portës. Gjithashtu edhe Interi është vënë në lëvizje për kapitenin e Genoas, pasi me Handanoviç që po kalon vitet e fundit të karrierës, kërkon një profil ideal për t’i besuar portën në vitet e ardhshme dhe Perin është i duhuri si për moshën, ashtu edhe për eksperiencën që disponon.

Së fundi presidenti i Genoas, Enrico Preziossi zbuloi se edhe Juventusi ka kërkuar informacione për portierin kuqeblu, ndërsa tha se këto ditë do të ulet në bisedime me përfaqësues të 3 skuadrave të mëdha italiane, për të dëgjuar ofertat e tyre, përcjell” SuperSport”.

Genoa do të ishte e kënaqur po të arkëtonte një shumë prej 20-25 milionë eurosh për Perin, ndërsa deri tani ofertën më të lartë e ka bërë Napoli, me 17 milionë euro.