Ciao Gattuso

Presidenti i ‘pamëshirshëm’ i Palermos, Maurizio Zamparini ka shkarkuar Gennato Gattuson nga posti i trajnerit të skuadrës siciliane. Ish mesfushori italian e humbi detyrën pas vetëm gjashtë xhirosh në Serie B. Në vend të tij do të jetë Giuseppe Iachini, i cili si futbollist ishte pjesë e Palermos gjatë periudhës 1994-1994 (62 paraqitje, 1 gol).…

Sport

25/09/2013 10:59

Presidenti i ‘pamëshirshëm’ i Palermos, Maurizio Zamparini ka shkarkuar Gennato Gattuson nga posti i trajnerit të skuadrës siciliane.

Ish mesfushori italian e humbi detyrën pas vetëm gjashtë xhirosh në Serie B. Në vend të tij do të jetë Giuseppe Iachini, i cili si futbollist ishte pjesë e Palermos gjatë periudhës 1994-1994 (62 paraqitje, 1 gol).

“Më vjen keq për shkak të respektit ndaj Gattusos si person dhe ëndrrës së tij dhe përkushtimit për punë të pandalshme”, deklaroi shkurt Zamparini.

Kurse, në komunikatën e publikuar nga Palermo thuhej: “Me keqardhje njoftojmë për largimin e Gennaro Gattusos nga posti i trajnerit të ekipit të parë. Por, mendojmë se ai ka bërë një tjetër hap të madh në karrierën e tij si trajner, edhe pse rezultatet e Palermos nuk kanë qenë të mira. Në vend të tij vjen Giuseppe Iachini, i cili e njeh mirë ekipin dhe strukturën e klubit”.

Gattuso u bë trajneri i 44-të i shkarkuar nga Zamparini, prej kur bleu klubin më 2002.