“Ciao” Donnarumma, Milan gjen portierin e ri

Pepe Reina mund të transferohet në Milan.

Sport

21/02/2018 11:47

Milan mund të sjell një portier të ri, gjatë afatit kalimtar të verës.

Mediat italiane raportojnë se në rast të largimit të Gigio Donnarummas, “Rossonerët” kërkojnë transferimin e portierit të Napolit, Pepe Reina.

Donnaruma spekulohet me largim nga “San Siro”, përcjell “lajmi.net”.

Kurse, Reina ka hyrë në muajt e fundit të kontratës së tij te Napoli. /Lajmi.net/