‘Ciao’ Chievo, Hetemaj te klubi i njohur nga Serie A

Përparim Hetemaj drejt transferimit te një klub i ri.

Sport

07/06/2018 07:18

Përparim Hetemaj është në pritje të një klubi të ri.

Mesfushori kosovar është futbollist i lirë pas skadimit të kontratës me Chievon.

Kurse, e ardhmja e tij mund të jetë përsëri në Serie A.

Gianluca di Marzio nga “Sky Sport Italia” raporton se Hetemaj ka një klub favorit për transferimin e tij, përcjell “lajmi.net”.

Parma e rikthyer në elitë ka shfaqur interesim për transferimin e Hetemajt në javët e para të afatit kalimtar të verës. /Lajmi.net/